Xhaka tallet keq me yllin e Arsenalit

Futboll

Xhaka tallet keq me yllin e Arsenalit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
Granit Xhaka

Granit Xhaka ngacmoi ish-shokun e Oleksandr Zinchenko me një koment në Instagram pas fitores 6-0 të Arsenalit ndaj Lens.

Mesfushori shikoi nga shtëpia e tij e re në Gjermani teksa skuadra e Mikel Arteta vulosi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Ishte një paraqitje mbresëlënëse nga Topçinjtë, me gjashtë lojtarë të ndryshëm që shënuan.

Zinchenko ushte titullar, por u zëvendësua nga nënshkrimi i janarit me Jakub Kiwior në pjesën e parë.

Lojtari ukrainas postoi në Instagram për të publikuar një imazh nga Emirates Stadium me një mbishkrim ku shkruhej: “Forca Arsenal”.

Megjithatë, ish-topçiu Xhaka e ngacmoi për minutat e pakta aktivizim.

Ylli i Bayer Leverkusen komentoi: “A luajte ti?”.

Një ngacmim që ka shkaktuar shumë komente nga tifozët e Arsenal-it.

Xhaka u largua nga skuadra londineze për t’u transferuar te Bayer Leverkusen për 21.4 milionë sterlina në korrik.

Ai luajti 297 ndeshje gjatë periudhës së tij shtatëvjeçare në Emirates Stadium.

Që nga transferimi te Bayer Leverkusen, Xhaka ka ndihmuar skuadrën e “Aspirinave” të marrë kreun e renditjes së Bundesligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat