Publikohen formacionet e sfidës Arsenal - Wolves

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Arsenal - Wolves

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:55
Formacionet

Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e javës së 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League janë publikuar dhe formacionet e sfidave të para, ku padyshim ajo që spikat më shumë është përballja Arsenal-Wovles, me “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta që kërkojnë 3 pikët e plota, në “Emirates”.

Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është “iberiku”, David Raya.

Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Zinchenko e Tomiyasu, me qendrën që mbulohet nga Gabriel e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i është besuar treshes, Trossard, Declan Rice e Martin Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Martinelli, Gabriel Jesus e Bukayo Saka.

Në krahun tjetër, tekniku Gary O’Neil i ka pozicionuar në fushë, “Ujqërit” e tij, me rreshtimin, 3-5-2, ku në portë është portugezi Jose Sa e para tij janë vendosur Kilman, Dawson e Toti. Në krahët e fushës janë vendosur Semedo e Bueno, ndërsa “bërthama” e mesfushës përbëhet nga Bellegarde, Traore e Doyle, ndërkaq në sulm është dyshja Matheu Cunha e Hwang Hee-Chan..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat