Nëse jo Real Madridi, Arsenali shihet si klubi më i preferuar nga Mbappe

Futboll

Nëse jo Real Madridi, Arsenali shihet si klubi më i preferuar nga Mbappe

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 23:51
Kylian Mbappe

Arsenali po inkurajohet t’i bashkohet garës për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi, pa kontratë në qershor 2024, pritet të largohet nga klubi parisien në fund të sezonit.

Ylli francez është objektiv i Real Madridit, me interesim edhe Liverpooli.

Megjithatë, Voetbal24 raporton se nëse Reali nuk e ndjek nënshkrimin e tij, Mbappe do të preferonte të bashkohej me Arsenalin në vend të Liverpoolit.

Projekti i Topçinjve është tërheqës për Mbappen, të cilit i pëlqen ideja për të ndjekur rrugën e Thierry Henryt.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Arsenali ka fuqinë shpenzuese për të nënshkruar me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat