E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

Futboll

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 00:08
Gabriel Moscardo

Sipas raportimeve, Paris Saint-Germain do të mundë klubet e Ligës Premier për nënshkrimin e talentit të mrekullueshëm Gabriel Moscardo.

18-vjeçari është cak i klubeve si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Barcelona dhe Real Madridi.

Dhe Foot Mercato raporton se PSG tani duket i gatshëm të mposhtë gjigantët evropianë për nënshkrimin me lojtarin, me klubin që po përgatitet të përmbushë çmimin e kërkuar të Corinthians.

Drejtori i tyre i futbollit Luis Campos është gati të fluturojë në Amerikën e Jugut për të përfunduar marrëveshjen në janar.

Moscardo raportohet se preferon një kalim te PSG dhe te asnjë skuadër tjetër, duket ditur pakon financiare që ka pranuar nga parisienët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat