Zielinski mund të kalojë tek Inter verën e ardhshme

Futboll

Zielinski mund të kalojë tek Inter verën e ardhshme

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Piotr Zielinsk

Piotr Zielinski ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2024 dhe Inter mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

Për të, ka folur drejtori i Inter, Beppe Marotta, pas duelit të dielës Napoli-Inter.

“Ai është jashtë kontratës në qershor, e dijmë këtë, por Napoli është duke punuar për kontratën e re. Jemi duke përcjellur disa lojtarë, por nuk është koha të hapen negociata në këtë kohë.”, tha Marotta për mediet italiane.

29 vjeçari nga Polonia është pjesë e Napolit nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Udinese për 16 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat