Llapi dhe Malisheva fitojnë dhe kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Futboll

Llapi dhe Malisheva fitojnë dhe kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:21
Llapi

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/16 në Kupën e Kosovës në futboll.

Llapi e Malisheva janë dy skuadrat e para që kanë kaluar tutje duke marrë fitore para adhuruesve të tyre.

Llapjanët kanë shënuar fitore të thellë 4-1 ndaj skuadrës nga Liga e Parë, Phoenix për të marrë një fitore të lehtë.

Hamdi Namani, Elvir Gashijan, Arbnor Ramadani dhe Mërgim Cërnavërni realizuan golat për Llapin.

Fitore ka shënuar edhe Malisheva që ka mposhtur Kikën me vështirësi 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat