Vëllaznimi avancon tutje, Ferizaj eliminohet

Futboll

Vëllaznimi avancon tutje, Ferizaj eliminohet

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Pamje nga ndeshja

Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Ferizajt.

Gjakovarët treguan lojë të mirë para shikuesve të tyre dhe avancojnë tutje në Kupën e Kosovës.

Futbollistët Altin Vojvoda e Aulon Shabani janë shënuesit për skuadrën gjakovare dhe Edon Sadriu realizoi për Ferizajn.

“Eliminohemi nga gara e Kupës së Kosovës dhe tani neve na mbetet të punojmë për stinorin pranveror ku synimi kryesor i yni është inkuadrimi në Superligë”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat