Scaloni: Nuk jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

Futboll

Scaloni: Nuk jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Scaloni

Lionel Scalonivijon të trembë Argjentinën. Trajneri i kombëtares kampione të botës ishte i pranishëm në shortin e hedhjes së fazës së grupeve të Kupës së Amerikës 2024. Për mediat ai konfirmoi idenë e largimit, që e kishte hedhur edhe pas fitores 1-0 ndaj Brazilit dy javë më parë.

“Jam këtu në short pasi jam ende trajneri i Argjentinës.

Pas ndeshjes me Brazilin thashë se kisha nevojë për një moment reflektimi dhe jam ende në atë fazë. Është e rëndësishme pas gjithë asaj që kaluam dhe duhet të mendojmë për atë që na pret”, tha Lionel Scaloni.

“Mendoj për momentin që po jetoj. Është e rëndësishme të ndalim topin e të flasim, nuk ka asgjë të cuditshme. Lojtarët janë mirë, skuadra është mirë dhe duhet një trajner që është mirë, me të gjitha energjitë. E thashë dhe e përsëris, kanë nevojë për një trajner të nivelit të tyre”, shtoi Skaloni.

“Marrëdhënia me presidentin tapia ëhstë shumë e mirë, është një cështje personale”, tha Scaloni, që në lidhje me një sherr me Messi.

“Bisedova me të pas episodit në ‘Marakana’ dhe ka pranuar që të flasim përsëri. Është kapiteni dhe kam një marrëdhënie të mirë me të,” than ë fund Scaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat