Shqipëria njeh kundërshtarët

Futboll

Shqipëria njeh kundërshtarët

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Grupet

Kombëtarja shqiptare për vajza U-17 është njohur me kundërshtaret që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2024. Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Zvicër, Shqipëria mësoi se do të jetë pjesë e grupit B6, së bashku me Irlandën e Izraelin.

Në mbledhjen mes përfaqësuesëve të Federatave, u vendos që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Shqipëri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, përkatësisht në datat 20, 23 dhe 26 shkurt.

Ky është një tregues i qartë i punës së mirë nga FSHF, që vlerësohet jo vetëm nga UEFA, por edhe nga federatat e tjera anëtare, të cilat janë të hapura për të bashkëpunuar me institucionin e futbollit shqiptar.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Agustin Kola dhe që është pjesë e Ligës B do të tentojë të ngjitet në Ligën A për të qenë garuese në kompeticionin e ardhshëm të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat