Juventusi triumfon në derbi, Rrahmani titullar për Napolin

Futboll

Juventusi triumfon në derbi, Rrahmani titullar për Napolin

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:43
Kosovës

Juventusi ka fituar derbin e madh italian, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 kampionit në fuqi, Napolit. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur nga minuta  e parë për Napolin por përkundër orvatjeve dolën duarthatë nga Torino. 

Futbollisti Federico Gatti është protagonist i fitores me golin që ka realizuar në minutën e 51-të. 

Juventusi udhëheq me 36 pikë, ka një më shumë se Interi në vend të dytë por kjo e fundi ka një takim me pak. 

Napoli renditet në pozitën e pestë me 24 pikë pas 15 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat