Gostivari do të tentojë të sjellë Mathieu Valbuenan

Futboll

Gostivari do të tentojë të sjellë Mathieu Valbuenan

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:19
Mathieu Valbuena

Futbollisti i njohur francez Mathieu Valbuena mund të zbarkojë në Maqedoninë e Veriut në fund të stinorit aktual.

Sipas gol.mk, Valbuena është afër nënshkrimit për ekipin e Gostivarit, tek i cili do të arrijë nga Apollon Limassol.

Gostivari është futur këtë vit në elitën e futbollit maqedonas dhe ka pronarë të pasur nga Turqia.

Edhe këtë verë ky klub bëri disa transferime të mëdha, ndaj ndër të tjera solli turkun Alper Potuk nga Rizespor, futbollist i cili dhjetë vite më parë bëri një transferim për 7 milionë euro te Fenerbahçe, ku ishte për një kohë edhe kapiten.

Gostivari këtë verë tentoi të sjellë në radhët e veta edhe Ricardo Quaresman, por bashkëpunimi me portugezin nuk u arrit.

Valbuena luajti 52 ndeshje për kombëtaren franceze dhe shënoi 8 gola, ndërsa për sa i përket klubeve, ai la gjurmët më të mëdha në Marseille me 330 paraqitje, 38 gola dhe 58 asistime, shkruan Telegrafi.

Ai luajti edhe për klube si Dinamo Moska, Lyon, Fenerbahce dhe Olimpiacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat