Mourinho nuk tërhiqet asnjë centimetër

Futboll

Mourinho nuk tërhiqet asnjë centimetër

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Mourinho

Aroma e zonës Champions… Falë humbjes së Napolit në fushën e bardhezinjve, Roma ka një mundësi të madhe. Verdhekuqtë, në fakt, në rast të një rezultati pozitiv të dielën në mbrëmje ndaj Fiorentinës (vetëm një pikë prapa në renditje), do të gjendeshin të vetëm në vendin e katërt.

Një pozicionim thuajse i papritur pas fillimit të vështirë të sezonit. Në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit, megjithatë, Roma ka humbur vetëm një herë, ngushtë, ndaj Interit. Pjesën tjetër pati 6 fitore dhe një barazim në derbi. Një ecuri që i lejoi kryeqytetasit të ngjiteshin në klasifikim. Po çfarë tha Mourinho para Roma-Fiorentina?

“Kemi pasur një javë të mirë. Nga Smalling nuk ka asnjë evolucion, Kumbulla në vend të kësaj ka filluar të punojë me ne, edhe pse me disa kufizime. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të mund të jetë në stol dhe të luajë 10-15 minuta kundër Napolit, ose më së voni do të kthehet për ndeshjen e parë të plotë në janar.

Renato Sanches dhe Pellegrini kanë kaluar një javë të mirë në punë. Ka kaluar një kohë e gjatë që të gjithë kemi punuar së bashku për taktikat, – pohoi portugezi, duke u ndalur edhe te kundërshtari i nesërm: – Do të përballemi me një ekip që ka shumë cilësi dhe opsione. Fiorentina ka identitetin e saj dhe, siç tregohet nga renditja, ka të njëjtat objektiva si ne. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

Unë pres drejtësi nga drejtësia sportive. Jeta ime në Romë është punë, spontanisht u paraqita para Prokurorisë Federale dhe u lumturova gjithashtu. Më është dhënë mundësia të them spontanisht atë që kam për të thënë dhe rrjedhimisht të vërtetën.

Nuk e kam ofenduar asnjëherë arbitrin apo nuk kam vënë në dyshim cilësinë e arbitrit, kam përdorur një shprehje absolutisht normale, që e përdor edhe kur flas për veten time. Gjatë ndeshjes arbitri bëri një punë të mirë dhe këtë e thashë. Kjo është arsyeja pse pres drejtësi.

Nëse Sassuolo u zemërua për fjalët për Berardin, është problemi i saj. Nuk më thanë asgjë para dhe pas ndeshjes, më pritën me buzëqeshje. Është çështje dinjiteti, të gjitha i them menjëherë dhe në fytyrë. Është detyra ime të mbroj futbollin, duke qenë se disa gjëra në fushë nuk duhet të ndodhin.

Mendoj se ne trajnerët nuk duhet të flasim për gjyqtarët para ndeshjes. Ky është një reflektim që e kam bërë vetë dhe e kam ndarë me prokurorin. Pas një ndeshjeje mund të jesh pak a shumë i lumtur, por së pari duhet të nisemi nga supozimi se gjyqtarët mund të bëjnë mirë dhe duhet t’i lëmë të qetë”.

“Special One” është pyetur nag gazetarët edhe për të ardhmen e tij: “Po sikur ta firmosja sot rinovimin? Është një pyetje hipotetike, sepse askush nuk ma ka ofruar rinovim. Nuk më pëlqen t’iu përgjigjem pyetjeve hipotetike, u kënaqa që ndjeva afërsinë e Romës. Nuk është sekret që ishim bashkë me presidentin dhe fëmijët e tij, marrëdhënia është e mirë, por nuk folëm për kontratën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat