Kush e kërkon Calhanoglun?

Futboll

Kush e kërkon Calhanoglun?

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Calhanoglu

Performancë fantastike me Interin, Calhanoglu bie në “rrjetën” e klubeve të mëdha angleze!

Hakan Calhanoglu, që pas kalimit të tij tek Interi me parametra zero nga kushërinjtë e tyre të Milanit, është bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës zikaltër dhe një nga mesfushorët më të mirë në Itali, por jo vetëm.

Gola, asistime, ndërtime dhe prishje të aksioneve, pikërisht nga këmbët e tij pothuajse në çdo ndeshje, dhe sigurisht kjo gjë bën që klube të mëdha të hedhin vëmendjen e tyre nga fantazisti turk.

Dy emra të mëdhenj nga Premier League, Chelsea dhe Liverpool kanë filluar të tregojnë interes për kartonin e tij. Interi megjithatë dëshiron ta mbajë në ekip dhe nuk ka ndërmend ta shesë në merkato, duke pasur parasysh edhe rinovimin e kontratës që ka ndodhur kohët e fundit, që do ta mbajë atë të lidhur me klubin zikaltër deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat