Dimarco zbulon parashikimin e saktë të Asllanit, pas fitores së Interit ndaj Udineses

Futboll

Dimarco zbulon parashikimin e saktë të Asllanit, pas fitores së Interit ndaj Udineses

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:28
Kristjan Asllani

Inter fitoi me rezultatin 4-0 në shtëpi ndaj Udineses duke u rikthyer në vendin e parë të klasifikimit, me 38 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Juventus.

Një prej autorëve të golave ishte edhe Federico Dimarco që shënoi të dytin për zikaltërit në minutën e 42 falë një diagonale të saktë brenda zonës kundërshtare.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i krahut të majtë zbuloi edhe arsyen e komunikimit me Kristjan Asllanin pasi shënoi golin.

Për Inter TV, Dimarco theksoi se Asllani e kishte parashikuar golin e tij ndërsa shtoi se skuadra zikaltër po tregon mentalitetin e duhur në këtë kampionat.

“Gjatë javës Asllani e kishte parashikuar golin tim dhe më kishte thënë se do të shënoja. Jam shumë i lumtur për golin, por edhe për skuadrën. Po tregojmë mentalitetin e duhur. Po luajmë mirë dhe në këtë formë po vijnë edhe rezultatet”, u shpreh reprezentuesi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat