E pyesin për detajin e veçantë me Asllanin

Futboll

E pyesin për detajin e veçantë me Asllanin

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:11
Federiko Dimarko

Në goleadën e Interit kundër Udinezes gjendet edhe emri i Dimarkos. Anësori i zikaltërve shënoi golin e 2-të në fitoren e thellë 4-0. Mediat vunë re detajin e veçantë gjatë ndeshjes, kur lojtari Italian përqafoi Kristjan Asllanin.

I pyetur në lidhje me këtë detaj, Dimarko ka sqaruar për “Inter TV” se ky veprim ndodhi për shkak se mesfushori shqiptar e kishte parashikuar golin e tij gjatë javës.

“Përqafimi për Asllanin? Gjatë jaës ai më tha se do të shënoja.

Jam i lumtur. Jam i gëzuar për skuadrën, kemi mentalitetin e duhur.

Por luajmë mirë.

Duke luajtur mirë vijnë edhe rezultatet. Krahasimi me lojtarët e mëdhenj të Interit?

Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Po flasim për dy mëngjarash të pabesueshëm. Jam i lumtur që krahasohem me ta”, ka thënë Federiko Dimarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat