Voska Sport fiton në çastet e fundit

Futboll

Voska Sport fiton në çastet e fundit

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Voska Sport

Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, e ka përmbyllur ashtu siç duhet pjesën vjeshtore në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Voska ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 18-të.

Futbollistët Jahiu (40'), Marushiq (47') e Olatunbosun (87’) shënuan për fitoren e Voska Sport dhe Gando në minutën e 54-të e Todorovski në atë të 84-tën për Rabotniçkin.

Voska renditet në vend të nëntë me 20 pikë dhe ka tre më pak se Rabotniçki në pozitën e 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat