Liridona i jep fund karrierës si futbolliste

Futboll

Liridona i jep fund karrierës si futbolliste

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:40
Liridona Syla - majtas

Futbollistja Liridona Syla i ka dhënë fund karrierës. Klubi Mitrovica i ka ndarë Sylës një mirënjohje për kontributin e dhënë në futbollin e femrave. Pjesë e KFF Mitrovica,

Syla ka qenë pesë vjet, ndërsa ka luajtur edhe për Kosovën.

Ajo më herët ka luajtur edhe për Drenicën, Hajvalinë dhe Prishtinën.

“Këtë të shtunë, Liridona Syla i ka thënë lamtumirë futbollit aktiv. Ajo është ndarë nga fusha e gjelbër pas një karriere të pasur shumëvjeçare dhe për t’u përshëndetur nga loja aktive ka zgjedhur klubin ku kishte kaluar më së shumti karrierën e saj, më shumë se pesë vite tek Kff Mitrovica.

Liridona Syla siç e thërrisnim ne me nofkën ‘Dona’ fillimisht para fillimit të ndeshjes se javës se Xl, e fundit për këtë gjysëm sezon, është përshëndetur me futbollistet e të dyja ekipeve Kosova Vr dhe Kff Mitrovica.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë, Hajrullah Haxhiu kryetar i Kff Mitrovica i ka dhuruar një mirënjohje dhe një dhuratë modeste.

Liridona Syla përveç si lojtare e spikatur do të mbahet mend, për kontributin dhe disiplinen e treguar si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Klubi ynë është mirënjohës për kontributin e saj andaj edhe bashkëpunimin me Liridonën nuk e ndërpret këtu, në një marrëveshje dypalëshe do t’i ofrohet një detyrë e re ne klub”, shkruan në njoftimin e klubit Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat