Serie A ka një pretendente të paparashikuar

Futboll

Serie A ka një pretendente të paparashikuar

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 21:24
Pamje nga ndeshja

Serie A ka një pretendente të paparashikuar për një vend në Serinë A.

Thiago Motta ka bërë mrekulli duke ngjitur hap pas hapi skuadrën e Bolonjës mes skuadrave që kërkojnë një biletë për turneun më prestigjioz për klube në kontinent.

Fitorja e sotme me shifrat 2-1 ndaj Salernitanës, bëri që klubi i cili në vitet e kaluara ishte ngjitur gradualisht në renditje, ta shohë veten përkohësisht në vendin e katërt mbi skuadra si Roma, Napoli, Fiorentina, Atalanta apo Lacio.

Me një Zirkze në superformë, autor i dy golave sot në 20 minutat e parë të ndeshjes, Bolonja është kthyer në një nga surprizat më të këndshme të Serisë A dhe nuk mjaftoi rizgjimi i Salernitanës në pjeën e dytë për ta ndalur.

Goli i Simi ishte vetëm për statistikë pasi Bolonja mori tre pikë shumë të rëndësishme që e bëjnë atë faktor në garën për pozitat e larta në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat