Ronaldo: Kur isha 15 vjeç ju thash shokëve se do të bëhem më i miri në botë

Futboll

Ronaldo: Kur isha 15 vjeç ju thash shokëve se do të bëhem më i miri në botë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori.

Portugezi ka fituar thuajse gjithçka në karrierën e lavdishme, përfshirë këtu Kampionatin Evropian, Ligën e Kampionëve, Premierligën, La Ligën e Serie A, e po ashtu edhe çmime të ndryshme individuale, përfshirë këtu edhe Topin e Artë plot pesë herë.

38 vjeçari e dinte qysh në adoleshencë që një ditë do të bëhej lojtat i madh, prej më të mëdhenjve.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e Manchester Unitedit është kthyer në kohë duke e kujtuar një moment kur ua kishte bërë me dije këtë bashkëlojtarëve.

“Kur isha 15 vjeç u ktheva kah bashkëlojtarët gjatë një seance stërvitore. Më kujtohet shumë qartë. Ju thash atyre: ‘Një ditë do të bëhem lojtari më i mirë në botë’”, zbulon golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat