​PSV-Arsenal, formacionet zyrtare

Futboll

​PSV-Arsenal, formacionet zyrtare

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Philips” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes skuadrës së PSV dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, PSV fitoi 3:2 kundër Sevillas, kurse Arsenali e mposhti Lensin 6:0.

PSV dhe Arsenali veçse e kanë siguruar kualifikimin tutje, ku “Topçinjtë” janë lider të Grupit B me 12 pikë, katër sosh më shumë se PSV në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për vendasit nuk do të paraqitet Hirving Lozano, kurse te Arsenali mungojnë Partey, Timber, Tomiyasu dhe Vieira.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

PSV (4-3-3): Benitez; Mauro Junior, Obispo, Ramalho, Teze; Saibari, Van Aanholt, Tillman; Vertessen, Pepi, Bakayoko

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Cedric, Saliba, Gabriel, Kiwior; Elneny, Jorginho, Trossard; Havertz, Nketiah, Nelson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat