​A e ka falur Napolin për videon nënçmuese? Ja përgjigja e Osimhen

Futboll

​A e ka falur Napolin për videon nënçmuese? Ja përgjigja e Osimhen

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Victor Osimhen

Victor Osimhen ka insistuar se e ka falur Napolin për postimin e një videoje nënçmuese në TikTok më herët gjatë këtij sezoni 2023/24.

Osimhen kërcënoi se do të merrte masa ligjore kundër klubit në muajin shtator, pasi që kampioni i Serie A postoi një video në TikTok duke përqeshur penalltinë e humbur të yllit nigerian në barazimin me Bolognan.

Duke folur pasi që e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë afrikan të vitit 2023, Osimhen tha që incidenti me videon në fjalë ka mbetur në të kaluarën, dhe se ai është i lumtur që është qartësuar kjo situatë.

“Më duhet të qartësoj diçka. Nuk jam trajtuar keq nga Napoli ose De Laurentiis. Më vjen keq ta them këtë, por ka qenë një gabim budalla nga dikush që mendoi se mund të përdorte një gjë të tillë për të bërë shaka në një moment vendimtar”, tha Osimhen.

“Sigurisht që nuk isha i lumtur, por De Laurentiis, djali i tij Edoardo dhe shumë në klub më kanë mbështetur. Ata shpjeguan situatën, madje edhe personi përgjegjës për këtë ishte shumë mirë me mua. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Unë fola me atë person dhe ai tregoi se i vinte shumë keq. Gjithçka është zgjidhur, kështu që jam i kënaqur me ta. Tani shikoj nga e ardhmja për ta lënë pas. Kjo histori i përket së shkuarës", tha më tej Osimhen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat