Pioli: Ndaj Newcastle është një finale

Futboll

Pioli: Ndaj Newcastle është një finale

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 19:24
Pioli

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli deklaroi në konferencën për shtyp të dhënë së fundmi, se takimi ndaj Newcastle është një finale për ta.

Tekniku italian theksoi se qëllimi i tyre është që të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League.

“Për ne është një finale, është udhëkryqi i parë i vërtetë i sezonit. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në Europë dhe kemi një shans, që është të fitojmë.

Ne jemi të fokusuar në këtë gjë, kështu që motivimi, vëmendja, përqendrimi dhe vendosmëria e ekipit sigurisht që do të jenë në maksimum”-deklaroi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat