E duan Juvja dhe Napoli

Futboll

E duan Juvja dhe Napoli

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 14:46
Bologna 

Bologna është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A. 7 herë kampionët e Italisë, po zhvillojnë një kampionat fantastik nën drejtimin e Thiago Mottës. Teksa ndajnë vendin e katërt në Serie A bashkë me Romën pas javës së 15-të.

Me dy skuadrat që do të ndeshen mes tyre në “Dall’Ara” të dielën (18:00), sfidë që do të transmetohet live në SuperSport/DigitAlb. Lewis Ferguson është një nga futbollistët më të dalluar te Bologna.

24-vjeçari skocez, i cili luan në rolin e mesfushorit të avancuar, deri tani numëron 3 gola dhe po kaq asiste në Serie A. Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, sidomos të Juventusit dhe Napolit.

Allegri e pëlqen shumë Ferguson, por ky i fundit i premton besnikëri Bolognas, teksa shprehet se në të ardhmen dëshiron të luajë në Premier League. Që është edhe kampionati i tij i preferuar.

“Ndihem mirë te Bologna. Sa i përket së ardhmes, di të them që e shoh veten në Premier League”, thekson Ferguson, i cili u transferua në Serie A për 2 mln euro nga Aberdeen gjatë verës së vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat