Ballkani kërkon sonte historinë në Conference League, synon vetëm fitoren ndaj Dinamo Zagreb

Futboll

Ballkani kërkon sonte historinë në Conference League, synon vetëm fitoren ndaj Dinamo Zagreb

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:20
Ballkani

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e djeshme dhe janë gati për një ndeshje që pritet të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Aktualisht si Dinamo ashtu edhe Ballkani janë në garë për kualifikim pasi kroatët janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Ballkani në të katërtën me katër pikë.

Natyrisht, Ballkanit nuk i konvenon asesi një fitore e mundshme e Astanas ndaj Viktoria Plzen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat