Hoselu ka shënuar 8 gola në 4 muaj

Futboll

Hoselu ka shënuar 8 gola në 4 muaj

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Hoselu

Hoselu ka shënuar 8 gola në 4 muaj.

Rastet e pastra për gol të gabuara kundër Napolit i përkasin tashmë së shkuarës, pasi Hoze Luis Sanmartin Mato, ose shkurtimisht “Hoselu”, por tregon se meriton besimin që Reali i Madridit dhe Karlo Ançeloti i kanë dhënë në verën që lamë pas, duke zgjedhur atë si zëvendësin e Karim Benzemasë, të larguar drejt Arabisë Saudite.

Këtë e konfirmojnë shifrat, jo fjalët, duke qenë se në 4 muajt e parë sezonal, sulmuesi spanjoll ka shfrytëzuar mjaft mirë shanset e dhëna, për të mbërritur deri te dopieta dhe golat e fitores ndaj Union Berlinit.

Deri tani Hoselu numëron 8 gola, një më shumë sesa shënoi ish-i Mariano Diaz më Realin në 5 vite (7 gola).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat