Gjiganti turk futet në garë për transferimin e Aro Muric

Futboll

Gjiganti turk futet në garë për transferimin e Aro Muric

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:36
Aro Muric

Portieri i Burnley në Ligën Premier, Arijanet Muriq, ka marrë një ofertë të rëndësishme, pasi pas tij është vënë Galatasaray në Superligën e Turqisë.

Ai nuk ka pasur hapësirë në Ligën Premier, ndërsa ka vetëm tri ndeshje këtë sezon në Kupë.

Muric me Burnleyn ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa në Turqi më parë ka ruajtur portën e Adana Demirspor, në edicionin 2021/2022.

Për interesimin e Galatasarayt për portierin shtatlartë ka shkruar mediumi i afërt me klubin, GalatasarayGazete.

Ky interesim i shtohet atyre të Union Berlin dhe Sevilla dhe me gjasë janari do të jetë mundësi e re për portierin.

Muriq ka bërë karrierë edhe me klube si Nottingham Forest, Girona, NAC Breda e Willem II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat