Mourinho shmang suspendimin

Futboll

Mourinho shmang suspendimin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:33
Mourinho

Jose Mourinho ka shmangur një pezullim për komentet “të dëmshme” që ai bëri së fundmi në lidhje me gjyqtarin Matteo Marcenaro, pasi ra dakord për një gjobë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC).

Portugezi ishte shprehur “i shqetësuar” për gjyqtarin gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të ndeshjes që Roma e fitoi 2:1 ndaj Sassuolo në fillim të dhjetorit.

FIGC konfirmoi nëpërmjet një deklarate zyrtare të premten se Mourinho kishte pranuar një gjobë prej 40,000 €, e cila do të paguhet në mënyrë të barabartë nga ai personalisht dhe klubi. 

Sipas raporteve nga “Tuttomercatoweb”, “Special One” duhej të shpjegohej personalisht përpara prokurorit të FIGC, Giuseppe Chine, përpara se të lihej pa një vendim me suspendim.

Ka pasur shqetësime se nëse Mourinho do të pezullohej, ai mund të kishte humbur një seri të rëndësishme ndeshjesh për Giallorossi.

Romakët do të luajnë ndaj Bologna, Napoli dhe Juventus në tre ndeshjet e tyre të ardhshme..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat