Oferta stratosferike saudite për Mbappen

Futboll

Oferta stratosferike saudite për Mbappen

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, mund të jetë duke shqyrtuar një ofertë nga Arabia Saudite, siç konfirmohet nga Michael Emenalo, drejtor i “Saudi Pro League”.

Pas mosmarrëveshjeve të fundit të Mbappé me klubin parizien, duke përfshirë largimin e tij të nxituar pas ndeshjes kundër Borussia Dortmundit, pati spekulime verën e kaluar, me Arabinë Saudite që shprehu interes të fortë për nënshkrimin e lojtarit.

“Me Mbappe, biseda është e hapur, por ne nuk e dimë se çfarë dëshiron të bëjë.

Pozicioni ynë është shumë i qartë: secili prej këtyre lloj lojtarësh e di se ku jemi”, – tha Emenalo, drejtori i ligës saudite të futbollit.

Ai e bëri të qartë se janë të gatshëm ta marrin në konsideratë Mbappé për çdo klub në ligën saudite. Pra, nuk do të hezitonin të paguanin çdolloj shifre financiare që ta kishin pjesë të projekteve të tyre të ardhshme.

Oferta e paraqitur nga Al-Ittihad verën e kaluar arriti në 200 milionë euro neto në sezon për lojtarin francez dhe një shumë e ngjashme për PSG-në, si klubi i origjinës.

Emenalo konfirmoi se negociatat ishin të vërteta dhe se Mbappé dëgjoi kushtet e paraqitura. “Nëse futbollisti ishte gati të vinte, kishte një klub gati për ta mirëpritur dhe për t’i bërë vend në skuadër”, – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat