Laçi kërkon të “shkelmojë” krizën në Korçë

Futboll

Laçi kërkon të “shkelmojë” krizën në Korçë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:29
Laçi

Skënderbeu dhe Laçi do të luajnë përballë njëri-tjetrit ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida që të zhvillohet në Korçë do të startojë në orën 17:00.

Një ndeshje ku të dyja ekipet do të hynë për 3 pikët e plota, por të dënuar për të fituar janë kurbinasit.

Ekipi i Mirel Josës nuk njeh fitore që nga 8 tetori, pikërisht në ndeshjen kundër Skënderbeut. Pra kurbinasit kanë plot 8 sfida që nuk kanë fituar, madje në këto ndeshje kanë grumbulluar 4 pikë.

Laçi kërkon të ‘shkelmojë’ krizën në Korçë, për t’i dhënë një ‘fytyrë’ tjetër ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat