Jep dorëheqje drejtori sportiv i Lirisë

Futboll

Jep dorëheqje drejtori sportiv i Lirisë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:56
Logo e Lirisë

Drejtori sportiv i klubit prizrenas, Liria, Enis Gashi ka dhënë dorëheqje.

Njoftimi për këtë vendim erdhi menjëherë pas humbjes në shtëpi nga Llapi 0:2.

“Pas një periudhe një vit e gjysmë, kam vendosur të jap dorëheqje.

Gjatë kësaj kohe kishim momente të bukura, por dhe të rënda. Falenderoj menaxhmentin e tifozët Arpagjik’t, si dhe uroj klubin për të dal nga kjo situatë.

Suksese klubi im”, deklaroi Gashi, sipas njoftimit të klubit prizrenas.

Liria e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e fundit në tabelë në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat