Presidenti i Istanbulspor-it tërheq ekipin nga fusha!

Futboll

Presidenti i Istanbulspor-it tërheq ekipin nga fusha!

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:44
Pamje nga ndeshja

Ndeshja kundër Trabzonsporit u pezullua, kampionati sapo kishte rifilluar pas sulmit ndaj gjyqtarit Meler!

E pabesueshme ajo që ndodh në Turqi.

Pikërisht në ditën e rifillimit të kampionatit, i pezulluar pas sulmit ndaj arbitrit Meler nga presidenti i Ancaragukut, vjen një tjetër reagim i ashpër nga presidenti i një klubi: më saktë nga pronari i Istanbulsporit i cili gjatë ndeshjes kundër Trabzonsporit.

Ai doli në fushë dhe urdhëroi ekipin e tij të largohej nga fusha pas një vendimi të arbitrit, duke lënë të shtangur kundërshtarët e tij dhe gjyqtarin e ndeshjes, të cilët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të pezullonin ndeshjen me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat