Dëmtimi i rëndë

Futboll

Dëmtimi i rëndë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:37
Neymar

Neymar nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Këtë e ka bërë të ditur mjeku i kombëtares braziliane.

“Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Duhet të jemi të durueshëm.

Të flasim për një kthim para nëntë muajsh është herët.

Ne presim që ai të rikuperohet plotësisht pas kësaj periudhe, i gatshëm për t’u rikthyer në një nivel të lartë, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, tha doktori Rodrigo Lasmar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat