Është emri i parë në listën e Arsenalit

Futboll

Është emri i parë në listën e Arsenalit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 17:02
Arteta

Me shkualifikimin e tij për shkeljen e ligjit të basteve sportive drejt përfundimit, Ivan Toney i Brentford kthehet në qendër të vëmendjes në merkato.

Sulmuesi, sipas asaj që raportohet nga Daily Mail, është emri i parë në listën e Arsenal-it, i cili do të ishte i gatshëm të shpenzonte 100 milionë sterlina për ta vënë në dispozicion të Mikel Artetës.

Lee Dykes, drejtori i zonës teknike i Brentford, megjithatë ka besim në qëndrimin e sulmuesit.

“Jam i emocionuar për rikthimin e Ivan në fushë, – shpjegoi ai për talkSPORT, – duke e parë atë në stërvitje gjithmonë kam pasur përshtypjen se ai nuk ndaloi së luajturi. Unë shoh ambicie të mëdha në sytë e tij dhe besoj se do të kthehet më i fortë se përpara.

“Natyrisht, megjithatë, ka interes për të në janar. Për mendimin tim ai është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë dhe për këtë arsye një ditë do të vijë transferimi i tij te një klub tjetër, por për ta bërë këtë do të duhet të paguajnë shumën e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat