Sherr brenda familjes për para? Plagoset lojtari i njohur

Futboll

Sherr brenda familjes për para? Plagoset lojtari i njohur

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:07
Ezequiel Lavezzi

Ezequiel Lavezzi ka përfunduar në spital. Ish-futbollisti i njohur i Napolit, PSG-së dhe kombëtares argjentinase, është sulmuar me thikë në Uruguaj.

Një debat me një nga pjesëtarët e familjes së tij ka degraduar në ofendime dhe përdorimin e thikës.

38-vjeçari u dërgua menjëherë në spital në Maldonado (Uruguaj), vend ku ka zgjedhur të jetojë pas tërheqjes nga futbolli.

Versionet e mediave janë të ndryshme, teksa pretendohet se sherri mes familjarëve ka nisur për shkak të parave. Por ende nuk konfirmohet se Lavezzi u ther me thikë nga familjarët e tij.

Ndërkohë që një tjetër version është ai i lëndimit në një festë, me ish-lojtarin ofensiv që ka dëmtuar shpatullën.

Lavezzi kaloi 5 sezone fantastike me Napolin (2007-2012), gajtë së cilave shënoi 48 gola në 188 ndeshje.

Më pas erdhi transferimi te PSG, aty ku argjentinasi regjistroi 35 gola të realizuar në 136 ndeshje. Vitet e fundit të karrierës i kaloi në Kinë tek ekipi Hebei FC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat