Mesfushori kalon me sukses testet mjekësore

Futboll

Mesfushori kalon me sukses testet mjekësore

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:20
Donny Van de Beek

Donny Van de Beek do të vazhdojë sezonin në Bundesliga.

Mesfushori i avancuar holandez, nuk po përfiton minuta te Manchester United. Erik ten Hag nuk e ka në plane dhe 26-vjeçari ka pranuar ofertën e Eintracht Frankfurt.

Lojtari tulipan shkëlqeu me Ajaxin, duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Champions League me “Harkëtarët”. Por aventura në “Old Trafford” nuk ka shkuar ashtu siç e priste.

Dhe tani shpreson të rigjejë formën e mirë sportive tek ekipi gjerman, me shpresën për të marrë një ftesë nga Holanda në Euro 2024.

Van de Beek ka kaluar me sukses testet mjekësore tek Eintrachti dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij në Gjermani.

Sipas akordit mes dy klubeve, klubi i Bundesligës do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fundin e sezonit për një shumë rreth 15 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat