Jeton Beqiri para promovimit të Shkendija!

Futboll

Jeton Beqiri para promovimit të Shkendija!

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:14
Jeton Beqiri - majtas

Javën e kaluar Shkendija e Tetovës u nda me trajnerin Ardian Nuhiun, tani tema kryesore e tifozëve të klubit tetovar është se kush do të jetë trajneri i ri që në pranverë do të ketë për detyrë të luftojë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

“Drejtuesit e Shkëndijës, si zakonisht, ditët e fundit kanë pasur negociata me disa trajnerë, ka pasur spekulime të ndryshme se kush mund të ulet në pankinën e “nxehtë” të “kuqezinjve”.

Mirëpo, mësojmë se Jeton Beqiri ka mundësi të drejtojë anijen e tetovarëve.

Bëhet fjalë për një strateg relativisht të ri, por njëkohësisht cilësor që i njeh mundësitë te Shkendija.

Po ashtu mësojmë se janë në bisedime me Beqirin, që mbetet të qartëson disa detaje dhe të gradohet në krye të shtabit profesional.

Por me Shkendinë asgjë nuk është e sigurt, gjërat ndryshojnë jo nga dita në ditë, por nga ora në orë”, shkruan mes të tjera media maqedonase “Sportmedia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat