Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, një rrugëtim i suksesshëm 

Futboll

Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, një rrugëtim i suksesshëm 

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Besart Ismajli - Besar Beqiri

Dy gjyqtarët e njohur e Kosovës të futsallit, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, kanë shënuar një rrugëtim të suksesshëm duke avancuar në kategorizimin e UEFA-s. 

Ata tani janë avancuar në kategorinë e parë, falë paraqitjeve të tyre në arenën ndërkombëtare.

Historia e tyre ndërkombëtare nisi kur Kosova u pranua në UEFA në vitin 2016. 

Në fillim, ata ishin në kategorinë e tretë, por duke treguar potencialin dhe përkushtimin ndaj referimit arritën të avancojnë në kategorinë e dytë. 

Me kalimin e kohës dhe përvojën e zgjeruar, Beqiri dhe Ismajli arritën të marrin vlerësimin e merituar dhe të bëhen pjesë e kategorisë së parë të referëve në UEFA.

Kjo kategori është vetëm një hap larg nivelit elitar të UEFA-s dhe tregon jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe cilësinë dhe aftësinë për të drejtuar me sukses ndeshje të rëndësishme.

Kjo arritje e Beqirit dhe Ismajlit nuk është vetëm një sukses personal, por edhe frymëzim për të gjithë gjyqtarët e rinj në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat