Një shuplakë për klubet angleze

Futboll

Një shuplakë për klubet angleze

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Sot, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në favor të Superligës dhe kundër UEFA-s dhe FIFA-s. 

Megjithatë, Superliga nuk është aspak e lehtë për t’u formuar, siç tregojnë informacionet e reja nga Britania e Madhe.

Futbolli anglez ka problem me Superligën. Reforma e futbollit në Angli e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2024 dhe që ka mbështetjen e qeverisë britanike është në përplasje të drejtpërdrejtë me krijimin e çdo kompeticioni në këtë format.

Në fakt, e ndalon atë, ndërkohë që u jep licenca klubeve që mund t’i përjashtojnë nga Premier League nëse i bashkohen Superligës ose ndonjë kompeticioni tjetër jo të FIFA-s ose UEFA-s.

Kjo reformë po zhvillohet që nga viti 2021, kur dymbëdhjetë klube evropiane, duke përfshirë gjashtë angleze (Arsenal, Chelsea, Tottenham, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United), u shpallën themeluesit e Superligës, e cila premtoi ndeshje më tërheqëse dhe me përfitime më të madhe ekonomike.

Pas refuzimit të tifozëve të klubeve të Premier League, me protesta brenda dhe jashtë fushës, gjashtë klube u tërhoqën nga projekti, të paktën publikisht, dhe në qeverinë britanike filluan të merrnin masa për parandalimin e Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat