Superliga: Monopoli i UEFA-s mbaroi, ndeshjet do të transmetohen falas

Futboll

Superliga: Monopoli i UEFA-s mbaroi, ndeshjet do të transmetohen falas

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:21
Reichart

Projekti i Superligës u prezantua nga klubet themelues në prill të 2021 në mënyrën më të keqe të mundshme dhe mbase ky është shkaku se këtë herë kanë zgjedhur që të tregojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet Bernd Reichart.

Menaxheri gjerman është CEO i “A22 Sports Management”, e cila administron zyrtarisht Superlegën.

Pak minuta pas vendimit nga Madridit, ku ka dhe qendrën kjo shoqëri, vetë Reichart tha: “Kemi fituar më në fund të drejtën për të rivalizuar UEFA-n.

Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet më në fund nuk janë më nën kërcënimin e sanksioneve dhe do të jetë padronët e fatit të vet”.

Mes të tjerash Reichart nisi të shpjegonte edhe disa detaje mbi Superlegën dhe të ardhmen e futbollit:

“Tifozëve u them se i propozojmë ndeshjet pa pagesë.

Klubeve u sigurojmë se të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat