Gjilani përballet me Ballkanin

Futboll

Gjilani përballet me Ballkanin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Kjo fundjavë e përmbyllë plotësisht stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e mbetur nga xhiroja e 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 12:00.

Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi e Ballkani.

E suharekasit mund të rrisin diferencën e pikëve me një fitore eventuale të dielën.

Në anën tjetër, Gjilani është në pozitën që dërgon në barazh, në vendin e tetë me 17 pikë, pas një sezoni me ulje-ngritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat