Di Francesco: Ibrahimoviç me grip, rikuperojmë Çunin

Futboll

Di Francesco: Ibrahimoviç me grip, rikuperojmë Çunin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Ibrahimoviç e Çuni

Lazio rikthehet te fitorja pas dy ndeshjesh teksa bardhekaltërit mposhtën në transfertë Empolin me shifrat 0-2.

Për t’u theksuar fakti se trajneri i Empolit, Andreazzoli e nisi ndeshjen me të tre shqiptarët në stol (nuk i aktivizoi për asnjë minutë) duke nisur nga portieri Etrit Berisha, te mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi.

Një zgjedhje e cila nuk kishte ndodhur më parë në këtë sezon, megjithatë nuk rezultoi si lëvizja e duhur për atë që prodhoi fusha. Lazio gjeti shpejt golin e avantazhit teksa në minutën e nëntë shënoi Guendouzi.

Një gol që erdhi falë këmbënguljes së gjatë të lacialëve në zonën kundërshtare me mbrojtësin që në fund gjeti mënyrën për të dërguar topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Lazio gjeti edhe golin e sigurisë, këtë herë me anë të Zaçagnit që realizoi në të 67-tën minutë.

Edhe në këtë rast, u desh shumë këmbëngulje nga ana e sulmuesit që në tentativën e tretë, shkundi rrjetën e kundërshtarëve.

Më pas të besuarit e trajnerit Mauricio Sarri e menaxhuan më së miri avantazhin dhe morën tre pikë të arta duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve në vend të nëntë. Nga ana tjetër, Empoli mbetet 12 pikë në vendin e 18.

Në ndeshjen tjetër, Genoa fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos. Vendasit shënuan në pjesën e parë me anë të Pinamontit, por në fraksionin e dytë, miqtë shënuan me anë të Gudmunsson dhe ishit të Partizanit, Caleb Ekuban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat