Tre rekorde historike në një ditë

Futboll

Tre rekorde historike në një ditë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:38
Manchester City

Manchester City arriti të triumfojë në Botërorin e Klubeve, duke mundur në finale Fluminensen me rezultatin 4-0.

Kështu klubi i “qytetarëve” arriti të shkruante një rekord historik, duke i bërë i pari klub anglez që arrin të fitojë 5 trofe brenda një viti kalendarik.

Por ky nuk është rekordi i vetëm i vendosur pas kësaj finaleje, pasi trajneri i kampionëve të Botës, Pep Guardiola, u bë trajneri i parë në histori që fiton katër Botëror Klubesh, dy me Barcelonën, një me Bajernin dhe një me Sitin.

Rekordi i tretë u vendos nga Mateo Kovaçiç, me mesfushorin kroat që u bë i pari futbollist që e fiton këtë trofe me tre skuadra të ndryshme (Real Madrid 2016, 2017, Chelsea 2021 dhe Manchester City 2023).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat