Mesazh i fortë nga Klopp

Futboll

Mesazh i fortë nga Klopp

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Klopp

Jürgen Klopp ka qenë gjithmonë i njohur për të thënë atë që mendon.

Në prag të ndeshjes së Liverpool-it ndaj Arsenalit, trajneri gjerman iu referua temës së ditës në të gjithë Evropën; vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për ‘çështjen e Superligës’.

Klopp i dërgoi një mesazh të fortë UEFA-s, megjithëse deklaroi se dëshiron të vazhdojë në garat e saj, ashtu si klubi i tij:

“Jam 100 për qind dakord me atë deklaratë (për deklaratën e Liverpool-it), por gjithsesi më pëlqen verdikti i gjykatës. Më pëlqen, sepse tashmë FIFA, UEFA dhe federata të tjera nuk mund të bëjnë çfarë të duan”.

Trajneri gjerman shtoi: “Në të ardhmen do të duhet të flasim për shumë gjëra. Nëse ne thjesht bëjmë gjërat që kërkojnë ato (UEFA), të tilla si organizimi i më shumë garave dhe luajtja e më shumë ndeshjeve, dhe ne nuk kemi asgjë në dorë, mendoj se ky vendim i gjykatës i qartëson mirë rolet”.

Këtë të premte, Liverpool deklaroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me ECA dhe marrë pjesë në garat e UEFA-s, duke u bërë ata një nga “Big Six” e Premier League, që janë distancuar nga projekti i Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat