Ten Hag: Manchester United e dominoi ndeshjen, mungoi goli!

Futboll

Ten Hag: Manchester United e dominoi ndeshjen, mungoi goli!

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:03
Ten Hag

Manchester United regjistroi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Premier League me “Djajtë e Kuq” që u mposhtën në transfertë ndaj West Ham me shifrat 2:0.

Ishte një tjetër performancë që nuk përmbushi pritshmëritë ajo e të besuarve të trajnerit holandez që nëse llogarisim të gjithë ndeshjet e luajtura në këtë sezon kanë humbur në gjysmat e përballjeve, saktësisht 13 humbje nga 26 ndeshje.

Megjithatë, pavarësisht shifrave dhe statistikave, tekniku Ten Hag edhe pas disfatës me Ëest Ham këmbënguli se skuadra ishte autore e një paraqitje dominuese dhe ai që mungoi ishte vetëm goli.

“Ne ishim ata që dominuam ndeshje, vetëm se nuk mundëm të shënonim. Ishin në kontroll të plotë të lojës si kur kishim zotërimin e topit ashtu edhe kur nuk e kishim në zotërim atë.

Nuk i lamë asnjë hapësirë kundërshtarëve deri në minutën e 72. Në atë moment u fikëm”, deklaroi Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat