Seferi nuk di të ndalet

Futboll

Seferi nuk di të ndalet

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Taulant Seferi

Taulant Seferi protagonist dhe golashënues.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish golin në Emiratet e Bashkuara Arabe, kësaj radhe nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi ku luan lojtari kuqezi, Bani Yas pësoi gol nga Kis në minutën e 36-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Seferi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë dhe baarzuar rezultatin në 1-1.  Takimi u fitua në fund nga skuadra e Seferit në shifrat 2-1..

27-vjeçari në 12 ndeshje ka “tundur rrjetën” 7 herë, ndërsa ka dhuruar 1 asist. Seferi kaloi te Bani Yas, pas një përvoje një sezonale te Vorskla Poltava në Ukrainë, vend në të cilin shënoi 13 gola.

Taulant Seferi kërkon të ruajë formën, në mënyrë që të jetë gati për Europianin, që luhet verën e ardhshme. Seferi synon të jetë mes protagonistëve dhe përse jo, t’i japë një dorë Shqipërisë së Sylvinhos për arritjen e objektivave të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat