Roma e gjunjëzon kampionin italian! Napoli mbetet pa dy lojtarë në fushë

Futboll

Roma e gjunjëzon kampionin italian! Napoli mbetet pa dy lojtarë në fushë

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:46
Pellegrini

Roma ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi, Napoli, në takimin e javës së 17-të të Serie A në futboll. 

Napoli ka luajtur me një futbollist më pak në 24 minutat e fundit. 

Futbollisti Politano është përjashtuar direkt me karton të kuq në minutën e 66-të.

Dy minuta pa përfunduar takimi, edhe Osimhen përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë duke mbetur pa dy lojtarë në fushë kampioni italian.

Pellegrini në minutën e 76-të ka shënuar për 1:0.

Lukaku në minutën e 90+4 thellon fitoren në 2:0.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard në radhët e Napolit.

Roma ngritet në vend të gjashtë me 28 pikë e Napoli në të shtatin  me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat