Saliba pranon se Liverpoolit iu mohua një penallti gjatë ndeshjes

Futboll

Saliba pranon se Liverpoolit iu mohua një penallti gjatë ndeshjes

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 08:14
William Saliba

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka pranuar se ekipi i tij ishin me fat kur gjyqtari vendosi të mos e akordoj penallti prekjen me dorë të Martin Odegaard brenda zonës së rrezikshme.

Saliba u pyet rreth vendimit të gjyqtarit, i cili i mohoi një penallti Liverpoolit në pjesën e parë. Francezi theksoi se ekipi i tij ishte me fat që gjqytari veproi në favorin e tyre dhe vendasit nuk morën penallti.

VAR-i kishte vendosur se vendimi i gjyqtarit Chris Kavanagh ishte i drejtë dhe kështu ndeshja vazhdoi.

Pas ndeshjes, Saliba u pyet nëse ai beson se ishte një penallti, francezi buzëqeshi dhe tha: “Po, natyrisht. Natyrisht, ishte një penallti. Por unë nuk jam gjyqtari dhe ne duhet ta pranojmë vendimin”, ka thënë ai shkurtimisht.

Lexo po ashtuKlopp me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it, pretendon se Liverpoolit iu mohua një penallti

Odegaard mund ta llogarisë veten e tij me fat pasi nuk u penalizua për atë që mund t’i kushtonte ekipit të tij me pikë.

Kapiteni i Arsenalit duhet të jetë edhe më shumë falënderues që ka Saliban në ekip, pasi francezi dha një performancë fantastike në “Anfield”, sa që në fund u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Paraqitja e tij e mirë bëri që Arsenali t’i rezistojë presionit të Liverpoolit, duke mbajtur kështu lidershipin në Ligën Premier.

Lexo po ashtuArsenal i reziston sulmeve të Liverpoolit, vazhdon si lider në Ligën Premier

Sezonin e kaluar lëndimi i Salibas erdhi si një goditje e rëndë për “Topçinjtë” dhe ata shpresojnë se e njëjta nuk do të ndodh këtë vit.

Arsenali do të luajë në mesjavë, më saktësisht ditën e enjte, ndeshjen e tyre të parafundit për vitin 2023 ndaj West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat