Sommer zbulon si e ndihmuan aftësitë gjuhësore

Futboll

Sommer zbulon si e ndihmuan aftësitë gjuhësore

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Sommer

Nuk është sekret tani që Yann Sommer po kalon një periudhë të formës së mahnitshme në Milano.

Kjo edhe sepse portieri helvet arriti të përshtatej në mënyrën më të mirë të mundshme me futbollin italian, me vendin e ri dhe me Interin. Gjatë një interviste që zvicerani dha për “Sport Bild”, ai foli edhe për vendbanimin në kryeqytetin e Lombardisë:

“Gjetëm vende në kopsht për fëmijët tanë dhe një shtëpi të bukur që ndodhet midis Milanos e Zvicrës.

Territori ynë është rreth 45 minuta me makinë nga qendra e qytetit, kështu që kishte kuptim që të lëviznim në atë zonë”.

Sommer më pas zbuloi një prapaskenë, duke treguar sesi aftësitë e tij gjuhësore e befasuan dhe impresionuan pozitivisht Piero Ausilio, drejtorin sportiv zikaltër, gjatë negociatave për kalimin nga Bayern Munich tek Interi:

“Para se të transferohesha, dija pak italisht. Kur gjërat me Interin u bënë më konkrete, e intensifikova mësimin e gjuhës. Tani po ndjek kurse të tjera online dhe po përmirësohem ngadalë”.

Si ishte të punoje me Neuer? Portieri helvet shpjegon:

“Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë e shkëlqyer.

Pavarësisht dëmtimit të tij, ne shiheshim pothuajse çdo ditë dhe kishim një shkëmbim të mirë mendimesh për ngjarjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat