Lukaku “kërcënon” Juventusin

Futboll

Lukaku “kërcënon” Juventusin

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Lukaku

Pas fitores ndaj Napolit, ndeshje në të cilën shënoi golin përfundimtar 2-0, sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, ka folur në mikrofonat zyrtarë të klubit verdhekuq.

Këto janë fjalët e tij: “Për ne ishte fitore vërtet e rëndësishme, sepse nëse e shohim situatën jemi afër pozicionit në renditje, ku duam të jemi. Duhet të shikojmë skuadrat përballë dhe të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Ishte një ndeshje ku u pa mentaliteti i këtij grupi…

Ne kemi shumë djem me personalitet të fortë, të gjithë jemi në të njëjtën linjë dhe duam të bëjmë më të mirën për Romën. Mendoj se e treguam këtë në ndeshjen kundër Napolit.

Tani ju pret Juventusi. Me këtë mentalitet, mund të jeni më të sigurt…

Ne nuk duhet të jemi kurrë të qetë, por gjithmonë vigjilentë.

Kjo është e rëndësishme në futboll. Unë kam qenë në situata në karrierën time, ku ekipi po shkonte mirë, por rezultatet nuk vinin.

Kjo javë është shumë e rëndësishme për ne. Do të përballemi me një ekip shumë të fortë, aq të fortë sa Juventusi, ndaj duhet të përgatitemi sa më mirë. Ne do të shkojmë atje për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat