Edhe Franca kundër Superligës

Futboll

Edhe Franca kundër Superligës

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Që në fillim, ajo ka qenë kundër Superligës. Edhe tani Franca mbetet e tillë. Jo një ideje të futbollit që bie ndesh me vlerat e sportit. E sërish nga Parisi vjen njoftimi i kundërlëvizjes së parë institucionale, në nivel europian.

Ministrja e Sportit, Amélie Oudéa-Castera ka njoftuar se do të ketë një takim teknik më 10 janar, me të gjithë ministrat e sportit të Evropës me temën: “për të forcuar parimet themeluese të modeli aktual të futbollit”.

Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, për një komb që do të organizojë Olimpiadën, duke lartësuar vlerat e “drejtësisë, meritës, solidaritetit”, të cilat bien ndesh me Superligën që nuk i pëlqen askujt në Francë.

Duke filluar nga presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, i cili në prill të 2021-shit kishte dalë zyrtarisht kundër projektit të parë të shkëputjes së klubeve të mëdha europiane.

Macron nënvizoi për mediat se si “Shteti francez mbështet të gjitha procedurat dhe iniciativat e Ligës, Federatës, UEFA-s dhe FIFA-s për të mbrojtur integritetin e garave federale, qofshin ato kombëtare apo evropiane.

Edhe samiti midis ministrave evropianë të sportit që do të bëhet në 10 janar 2024, synon "të ndërtojë së bashku shtigjet për përmirësimin e modelit aktual të sportit dhe forcimin e parimeve të tij themeluese"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat